Biznesmeni Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me Hotel Grandin, pasi Qeveria e Kosovës ndajti 6.7 milionë euro për të paguar kompaninë e tij, “Mabco Construcion” që fitoi gjyqin në arbitrazhin ndërkombëtar në fillim të janarit.
Ai ka thënë se vetëm po rikthen mjetet e tij, të cilat ”njerëzit e fortë”, ia kanë rrëmbyer padrejtësisht.
Pacolli ka sqaruar se 6.7 milionë euro janë të tij dhe jo të shtetit.