Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht deri në fund.
Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se policia e Kosovës ka kryer bastisje në banesën e Milan Radojçiq, në vilën tij në Liqenin e Ujmanit në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami”
“Policia e Kosovës në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot është kryer bastistje në banesën e Milan Radojçiq, në vilën tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojevic i njohur me nofkën ‘Mami’ “, ka shkruar ai.
























