Një ndeshje e të rinjve mes Sao Paulos dhe Palmeiras u ndërpre përkohësisht, pasi një tifoz u fut vrullshëm në fushë duke e mbajtur një thikë në dorë.
Ndeshja u ndërpre kur një përkrahës i Sao Paulos hyri në fushë duke mbajtur thikën në dorë, siç duket me qëllim për t’i sulmuar lojtarët e rinj të Palmeiras.
Tifozi në fjalë e konfrontoi një lojtar të Palmeiras në fushë, para se lojtarët e tjerë të vraponin në ndihmë të bashkëlojtarit të tyre.
Në ndihmë atij i dolën edhe lojtarët e Sao Paulos të cilët e larguan tifozin me thikë, derisa edhe nuk i lejuan tifozët e tjerë të arrinin të lojtarët e Palmeiras.
Pasi u ndërpre përkohësisht, ndërsa rifilloi dhe u zhvillua normalisht.
Invadiram o gramado da Arena Barueri. Aí a TV mostra UMA FACA na mão do árbitro.
Sem palavras. Só vejam… #Copinha2022 pic.twitter.com/fq8zdNjBIg
— Goleada Info (@goleada_info) January 23, 2022