Djali katërvjeçar i miliarderit Elon Musk, X Æ A-Xii, i njohur si ‘Lil X’, ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e internetit.
Fotot e vogëlushit duke ecur përkrah ish-presidentit amerikan Donald Trump në lëndinat e Shtëpisë së Bardhë janë bërë virale.
Dhe X shfaqej i emocionuar dhe i gëzuar teksa ecte përkrah Trumpit, përcjell Telegrafi.
Presidenti amerikan fillimisht e prezanton atë për gazetarët duke “e vizatuar shkronjën X në ajër”.
Në një gjest tërheqës, ai e ndihmon djaloshin të hip në helikopter, me Musk që i ndjek nga pas.
Dhe kjo bëri që të shpërthejnë reagime në rrjete sociale.
Vetë Musk ripostoi një nga fotot virale të dyshes me mbishkrimin: “Kjo është një foto e lumtur”.
Një përdorues komentoi: “Lord Elon e ktheu një president të SHBA-së në një kujdestar fëmijësh.”