Redaksia e portalit malazez, “Vijesti” ka siguruar një video të njërës prej kamerave të vëzhgimit, ku shihen të dyshuarit për hapjen e një tuneli që të dërgon në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë.
Ai ka thënë se të dyshuarit janë larguar nga Mali i Zi më 11 shtator, gjegjësisht ditën kur u zbulua se ishte bastisur depoja e gjykatës më të lartë në Podgoricë.
Ndryshe, në depon e Gjykatës së Lartë, përveç dosjeve gjyqësore, mes së cilave ka prova për vepra të ndryshme penale, ka edhe rreth nëntë tonë e gjysmë lëndë narkotike të konfiskuara, nga të cilat rreth dy tonë janë kokainë dhe rreth shtatë tonë marihuanë.


























