Irani ka nisur sulme hakmarrëse kundër territoreve të pushtuara nga Izraeli në përgjigje të sulmit të regjimit izraelit më 1 prill kundër seksionit konsullor të Ambasadës së Republikës Islamike në kryeqytetin sirian Damask, transmeton Kosova Post.
Në pamjet e publikuara nga një profil në llogarinë “X”, të quajtur “Iran Observer”, shihen sulmet iraniane ndaj Izraelit.
CNN raportoi më herët për sulmin, duke cituar katër zyrtarë amerikanë dhe izraelitë.