Një përleshje e dhunshme shpërtheu në një dyqan në Kaliforni, ku përfshiheshin disa burra dhe një adoleshent, të cilët u lutën për mëshirë, duke ditur se ishte vetëm 13 vjeçar.
“Ata fillojnë të lëvizin drejt djaloshit latin”, tha Laura Sanchez, dëshmitare. “Ishte si katër kundër një”, raporton nypost.
Viktima mund të shihet në video duke u përpjekur të largohet prej sulmuesve përpara se të goditet në dysheme.
Policia amerikane njoftoi se nuk është ngritur asnjë akuzë pasi viktima, e cila nuk u identifikua publikisht, u tha atyre se nuk ishte i interesuar të fliste me policët. Shkaku i sherrit është ende nën hetim.


























