Papa Françesku u rrëzua të enjten dhe e lëndoi krahun e djathtë, tha Vatikani.
Françesku nuk e theu krahun, tha zëdhënësi i Vatikanit në një deklaratë.
Papa u pat rrëzuar edhe më 7 dhjetor, ku si pasojë kishte lënduar mjekrën në komodinën e tij e që rezultoi në një mavijosje të rëndë, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Papa 88-vjeçar, i cili ka luftuar me probleme shëndetësore, duke përfshirë periudha të gjata të bronkitit, shpesh duhet të përdorë një karrige me rrota për shkak të gjunjëve në gjendje jo të mirë.