Në një protestë që u mbajt në Bujanoc , qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës kërkuan zgjidhjen e krizës arsimore dhe kulturore që kanë përjetuar për një periudhë të gjatë. Protestuesit u ankuan për mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, veçanërisht në lëndët e Historisë dhe Gjeografisë nga Serbia, dhe theksuan se programet e reformuara nuk kanë përfshirë libra për shkollat e mesme që përdorin këtë gjuhë.
Ragmi Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës nënvizoi se protestuesit janë të gatshëm të vazhdojnë me aktivitete të tjera nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen, duke përfshirë organizimin e protestave të reja dhe përshkallëzimin e veprimeve deri në padëgjushmërinë qytetare.
Ai e vlerësoi heshtjen ndërkombëtare mbi këtë çështje si zhgënjyese dhe e pakuptueshme, duke bërë thirrje për veprim të menjëhershëm për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Këshilli organizativ i protestës do të shqyrtojë mundësitë për hapat e ardhshëm në përpjekjet e tyre për drejtësi.
Protestuesit janë të vendosur të vazhdojnë me aktivitete të tjera nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen. Qytetarët janë të gatshëm të mobilizohen dhe të organizojnë protesta të reja për të mbrojtur të drejtat e tyre, duke përfshirë edhe përshkallëzimin e protestave deri në padëgjushmërinë qytetare, në mënyrë që të dëgjohet dhe të merren masa konkrete për të ndalur diskriminimin. Heshtja është zhgënjyese dhe e pakuptueshme qoftë edhe nga ndërkombëtarët. Ndërkohë që në shumë raste të tjera të drejtat e njeriut mbrohen me forcë, çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk guxon të kaloj në heshtje. Sigurisht këshilli organizativ i protestës do të shqyrtoj mundësitë për ndërmarrë hapat e radhës”, deklaroi Mustafi.