Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për CNN ka deklaruar se një gjuajtje topi apo një granatim mund të nis luftën midis Ukrainës dhe Rusisë.
Teksa u pyet për një pretekst të mundshëm të flamurit të rremë për luftë me Rusisë, ai ka theksuar se çdo provokim është i rrezikshëm”.
“Provokimet janë me të vërtetë shumë të rrezikshme. Një granatim, një gjuajtje top mund të çojë në luftë”, paralajmëroi Zelensky.
Ai në këtë intervistë ka thënë se arsyeja e shkuarjes së tij në Mynih të Gjermanisë në Konferencën e Sigurisë, ishte që të dëgjohej edhe zëri ukrainas.
“Nuk jemi në panik. Ne jemi shumë të qëndrueshëm që nuk po i përgjigjemi asnjë provokimi”.