Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave të padeklaruara në pikën kufitare Vërmicë, përcjell KosovaPost.
Dogana ka njoftuar se mallrat e padeklaruara ishin tonera të llojeve të ndryshme, në sasi prej 57 copë, me vlerë totale mbi 1,000 euro, bazuar në faturën e gjetur.
“Pas ndalimit të një automjeti, drejtuesi është pyetur nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar për Doganën, dhe ai është përgjigjur negativisht. Mjeti është selektuar për kontroll të dytë, me asistimin e zyrtarëve policorë. Gjatë ekzaminimit të mjetit, janë gjetur mallra të padeklaruara dhe të cilat ishin kamufluara nën pajisjet e peshkimit në sediljen e pasme dhe në bagazh”, njoftoj Dogana.
Sipas njoftimit të gjitha mallrat janë konfiskuar dhe ka filluar procedura kundërvajtëse kundër personit përgjegjës.