Njësia e TASK FORC-ës gjatë patrullimit në magjistralen Viti-Ferizaj, gjegjësisht në fshatin Komogllavë, ka parandaluar një rast të kontrabandës më mallra.
Gjatë kontrollit të automjetit që e ngiste një 39-vjeçar, janë gjetur dhe sekuestruar 472 copë pajisje për heqje flokësh dhe mjekrës, transmeton KosovaPost.
Vlera e tyre, sipas Doganës është rreth pesë mijë euro, kurse shmangiet nga taksat afër 1 mijë euro.
“Gjatë patrollimit në magjistralen Viti-Ferizaj, gjegjësisht në fshatin Komogllavë, është ndaluar automjeti Opel vivaro me targa vendore te cilin e ngiste shtetasi Kosovar, mashkull, P.P i moshës 39 vjeçare dhe kishte të ngarkuara 472 copë makineri për qethje dhe rrojë, për të cilat personi ne fjalë nuk posedonte dokumentacion përkatës dhe të njëjtat i kishte sjellur rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë Veriore. Vlera e përafërt e mallit është rreth 5000 euro, kurse shmangiet nga taksat afër 1000 euro. Rasti shkon në procedurë të rregullt dhe është inicuar kundërvajtje doganore pran autoriteteve doganore. Malli dhe automjeti janë konfiskuar”.