Policia Kufitare e Kosovës nga rajoni i lindjes, ka ndaluar një furgon kontrabandë, i cili nga territori i Serbisë po barte mallra në drejtim të Kosovës. Sipas njoftimit të policisë, thuhet se Njësia e task forcës (DRK) Lindje pas pranimit të informatave nga tereni për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar kanë ndërmarr masa të nevojshme operativo-taktike dhe kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësorë dhe rajonale në zonën e Kamenicës dhe Gjilanit.
“Rreth orës 19:10 në magjistralen Kamenicë-Gjilan është ndaluar automjeti Mercedesfurgon me targa vendore me drejtues të dyshuarin me iniciale (B.A.) i moshës 29 vjeçare. Gjatë kontrollit në furgon janë gjet të ngarkuara lule dekorative të llojeve të ndryshme: Nëntëdhjetë e tri (93) pako, njëmijë e dyqind e dyzet e pesë (1245) vazo për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre të cilat dyshohet se janë sjellë në mënyrë ilegale nga Serbia”, njofton policia.
Rasti është duke u trajtuar nga Policia dhe të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit, thuhet në njoftim.