Në parti e Skocisë ka kërkuar daljen e këtij vendi nga protektorati i Britanisë dhe zgjedhjen e presidentit të këtij vendi nga ana e qytetarëve skocezë.
Agjencia e lajmeve Kosova Post njoftoi se Patrik Harvej, një prej liderëve të Partisë së Gjelbër të Skocisë, dje me anë të një deklarate, ka deklaruar: “Pas skandaleve të fundit në familjen mbretërore të Britanisë, Skocia duhet të dalë dhe ndahet nga Britania dhe të shndërrohet në një Republikë të Pavarur”.
Ky politikan skocez ka thënë: “Skandalet e zbuluara gjatë disa ditëve të fundit si dhe skandalet e tjera krijojnë pyetje serioze në lidhje me veprimin dhe vlerat e familjes mbretërore. Ngjarjet e fundit na kujtojnë këtë çështjeje se mbretërisë tani më i ka skaduar afati dhe është një institucion ka kredibilitet dhe plotësisht jodemokratik”.
Malkon Turnbal, ish-kryeministri i Australisë, gjithashtu disa ditë më parë në reagim ndaj intervistës së princi Harry dhe bashkëshortes së tij, edhe një herë ka kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve ligjore të Australisë me familjen mbretërore të Britanisë.