Policia e Kosovës sot në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë (AKI) arrestoi dy persona në Ferizaj të dyshuar për bashkëpunim me BIA-n serbe.
Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dyshohet se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.
Rreth këtyre arrestimeve ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha i cili ka thënë se në Kosovë ka shumë spiuna. mirëpo nuk ju dalin inçizimet me zë, por as me video.
“Shumë e shpiuni është në këtë vend!
A e keni vërejtë që shpiunave nuk ju dalin inçizimet me zë, por as me video.
Kanë bë biznes me ta, kanë marrë shtetësi te ta, kanë marrë dinarë nga ta, dhe asnjë inçizim s’ju del!
Pse? Sepse i kanë kap për veshi dhe s’i lëshojnë më!” ka shkruar Basha në Facebook.