Pas dy vitesh bllokim dhe pritjeje, ura mbi liqenin e Badocit më në fund ka marrë shtresën e saj të asfaltit, edhe pse temperaturat janë afër zeros. Qeverisë iu desh pothuajse gjysma e mandatit për përfundimin e projektit, ndërsa sinjalizimi horizontal dhe vertikal janë në proces për të hapur urën për qarkullim së shpejti, përcjell KosovaPost.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njoftoi sot në Facebook se “është vendosur shtresa e asfaltit në urën në Badoc”.
“Ka filluar vendosja e sinjalizimit vertikal dhe posa të përfundoj edhe sinjalizimi horizontal ura do të hapet për qarkullimin e automjeteve”, shkroi ai në Facebook.