Pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, Izraeli ka goditur sërish. IDF ka njoftuar se dje avionët e Forcave Ajrore kanë vrarë Abdel-Zariin, i njohur si Ministri i Ekonomisë së Hamasit.
Abdez-Zariin kishte një rol të rëndësishëm në menaxhimin e kontrollit të mbërritjes së mallrave humanitare në Rripin e Gazës dhe në menaxhimin e tregjeve të kontrolluara nga milicia islamike.
Për më tepër, ai ishte përgjegjës për shpërndarjen e karburantit, gazit dhe fondeve për operacionet terroriste, shkruan A2CNN.Sipas IDF, “shtabi i prodhimit të armëve në Gaza po punon për të forcuar aftësitë e armëve, ndër të tjera, përmes shkëmbimit të njohurive me organizata të tjera terroriste në të gjithë Lindjen e Mesme”.