Izraeli ka filluar të administroj dozën e katërt të vaksinës për grupet më të ndjeshme ndaj Coronavirusit, duke u bërë një nga vendet e para që e bën këtë, përcjell KosovaPost.
Izraeli, i cili njihet si vendi që udhëhoqi një program vaksinimi nga më të suksesshmit në botë në vitin 2020, do të administroj një dozë të katërt të vaksinës për individët me sistem imunitar të dobësuar së bashku me banorët e moshuar dhe punonjësit në shtëpitë e kujdesit.
Përhapja e dozës së katërt filloi në Qendrën Mjekësore Sheba të Izraelit të premten (31 dhjetor) në mëngjes dhe iu administrua pacientëve me transplante të zemrës dhe mushkërive.
Vendi aktualisht po përjeton një valë të re infeksionesh të nxitura nga varianti i ri, shumë i transmetueshëm, Omicron.