Pas pauzës ka vazhduar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Seputet i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit anëtar i Komisionit për verifikim të mandateve, Artan Abrashi, ka njoftuar se është shqyrtuar dokumentacioni për legjislaturën e nëntë, e kundër këtij raporti kanë qenë deputetët e PDK-së, LDK-së dhe të AAK-së.
Sipas tij, pro dokumentacionit ishte Lëvizja Vetëvendosje.
Abrashi përmendi numrin e deputetëve të partive, derisa tha se në sallë janë 119 deputetë prezentë.