Reshjet e shiut të cilat filluan paraditen e së premtes e ku vazhduan edhe sot, duke shkaktuar vërshime në disa pjesë të vendit pritet të ndalen.
Koordinatori dhe parashikuesi i motit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës Besim Aliu, theksoi se në javën e ardhme pritet edhe një ulje e temperaturave, pasi hyjmë në stinën e vjeshtës.
“Këto reshje më shumë janë regjistruar në Malishevë në Ferizaj dhe në perëndim. Këto reshje tashmë janë duke e zvogëluar intensitetin”,tha ai.
Koordinatori dhe parashikuesi i motit në Institutin Hidrometeorologjik, shtoi më tej se reshjet e mëdha të shiut që kanë përfshirë vendin mbrëmë dhe sot kanë shkaktuar vërshime të mëdha në Kosovë.
Dy komunat më të prekura janë ajo e Gjakovës dhe Rahovecit.