Ish-shefi i Shërbimit të Inteligjencës në Serbi (BIA), Aleksandër Vulin, konfirmoi dje se ai nuk ka lejuar këngëtaren boshnjake Selma Bajrami të futet në Serbi.
Ai tha se vendimi ka ardhur për shkak se ajo ka bërë një simbol të Shqipërisë së Madhe.
Këngëtarja boshnjake me origjinë shqiptare u ndalua dje në aeroportin e Beogradit teksa po futej në Serbi.
Ajo u kthye mbrapsht me fluturimin e radhës për në Sarajevë.
Arsyeja thuhet se është një performancë e saj e fundit ku Bajrami bëri me duar shqiponjën dykrenare.
Këngëtarja kishte treguar në nëntor se ishte kërcënuar pas performancës së saj në Sarajevë ku edhe interpretoi këngë shqipe.