Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka publikuar një video në profilin e tij në rrjetin social “X”, ku shihet duke kënduar këngë nacionaliste patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.
Musliu sipër videos ka shkruar se patriarku po këndon këngë nacionaliste, duke rrit agresionin e Serbisë ndaj Kosovës.
“Patriarku i kishës, Porfirije këndon këngë nacionaliste, duke rritur në të njëjtën kohë agresionin e Serbisë ndaj Kosovës”, thotë Musliu.
Para pak ditësh edhe tenisti serb, Novak Djokovic në paraqitjen e tij në turneun kryesor të meshkujve në tenis ka hyrë me këngë nacionaliste.
Ditën e enjte, Djokovic gjatë prezantimit para ndeshjes me Britaninë e Madhe, u prezantua me këngë nacionaliste për Kosovën.
“Le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”, ishte njëra nga fjalitë e tekstit të këngës që u prezantua nga ai.
E, për këto ka pasur reagime të shumta në Kosovë, Mal të Zi dhe në Bosnjë e Hercegovinë.