PD do të ndjekë të njëjtin skenar kaosi në seancën e ditës së nesërme në parlament duke vijuar protestën për arrestimin e kolegut të tyre Ervin Salianji.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, konfirmoi se në seancën e nesërme Partia Demokratike do të bëjë çdo gjë për ta penguar zhvillimin normal.
“Sa i takon seancës së nesërme, grupi parlamentar ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme. Strategjitë se çfarë do bëjmë do t’i mësoni aty, mos prisni detaje, pjesa dërrmuese e reagimeve tona janë spontante të diktuara nga sjelljet e mazhorancës”, deklaroi Gazment Bardhi.