Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Drenas ka reaguar pas raportimeve se anëtari i saj, Bekim Muja ka dhënë dorëheqje nga partia për shkak të mos-arritjes së koalicionit me Nismën.
Kjo parti ka thënë se Muja nuk ka qenë kurrë nënkryetar i nëndegës në Gradicë.
PDK në Drenas thotë e e përkrah plotësisht vendimin e Kryesisë që në këto zgjedhje të shkohet e vetme, pasi që siç theksohet në reagim, koalicionet me partitë tjera e kanë dëmtuar PDK-në, ashtu si në vitin 2017.
Reagimi i plotë i PDK-së në Drenas:
Lajmi i publikuar sot në media rreth dorëheqjes së nënkryetarit të nëndegës së PDK-së në Gradicë është i pavërtetë dhe tendencioz. Bekim Muja asnjëherë nuk ka qen nënkryetar i kësaj nëndege.
PDK dega në Drenas e mbështet plotësisht vendimin e marrë nga Kryesia e PDK-së në nivelin qendror që në zgjedhjet nacionale të garoj si e vetme. Nga eksperiencat që kemi nga e kaluara në shumë raste koalicioni me partitë e tjera politike e ka dëmtuar PDK-në në Drenicë kjo ka ndodhur edhe në vitin 2017