Ish- sulmuesi i skuadres së Barcelonës dhe i Kombëtares spanjolle, Pedro Rodrigez, ka ndërruar mjedis pune, ku nga skuadra e AS Romës, spanjolli i është bashkuar klubit tjetër nga qyteti i Romës, Lazio, transmeton Kosova Post.
Pedri iu bashkua skuadrës së Maurizio Sarrit si agjent i lirë pas një viti te Roma.
Së këndejmi, Pedri u bë lojtari i parë që nga viti 1985 që kalon te rivali i përbetuar, ngase Lazio dhe Roma nuk kishin shkëmbyer lojtarë.
“Ju prezantojnë numrin 9 të ri”, shkroi klubi në komunikatë.