Zjarrvëniet e qëllimshme dhe të paqëllimshme që ndodhin në vendin tonë nuk janë edhe të rralla. Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 20:50 në Bogë të Pejës, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se personi që ka qenë në villë ka ndezur kaminin, por që në ndërkohë ka vërëjtur një tym.
Me të parë zjarrin, viktimat kanë dalur jashtë villës dhe kanë lajmëruar Policinë, teksa dyshohet se tymi ka dalur nga oxhaku.
Ndërkohë, përveç Policisë në vend ngjarje kanë dalur edhe zjarrfikësit, me ç’rast është shuar zjarri.
Lidhur me rastin, dyshohet se dikush e ka shkaktuar zjarrin, ndërsa hetimet vazhdojnë./KosovaPost/