Rasti është cilësuar si ‘vjedhje e rëndë’ dhe ka ndodhur dje pasdite, thonë të dhënat e policisë, shkruan Kosova Post.
Këto janë detajet e publikuara në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës:
“Pejë 11.04.2021 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në dy shtëpitë e vëllezërve të tij dhe kanë arrit të vjedhin një pistoletë dhe gjësende të ndryshme shtëpiake”.
Po ashtu bëhet e ditur se viktimat jetojnë në shtetet evropiane. E ndërsa njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./KosovaPost/