Duda Balje, deputete nga radhët e minoriteteve në Kuvendin e Republikës së Kosovës, së bashku me disa qytetarë, kanë vendosur një pllakë përkujtimore në qytetin e Pejës, e cila i kujton viktimat e gjenocidit serb në Srebrenicë, shkruan Kosova Post.
“Në kujtim të gjenocidit të Srebrenicës” – ka shkruar ndër të tjera ajo në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, ndërsa postimi është shoqëruar edhe me disa fotografi, nga çasti i përurimit.
Për më shumë, shini postimin:
Javët e fundit kanë qenë mjaft të ngjeshura në kujtim të gjenocidit të tmerrshëm të shkaktuar ndaj boshnjakëve të Srebrenicës, i kryer në vitin 1995. Forcat militare e paramilitare serbe, vranë e masakruan mbi 8000 civilë të paarmatosur, kryesisht burra, e ndër ta edhe fëmijë dhe pleq. Boshnjakët dhe shqiptarët, jo vetëm në Kosovë, konsiderojë që ky akt i tmerrshëm, të emërohet si gjenocid, edhe në raportet ndërkombëtare, andaj edhe janë miratuar rezoluta që bëjn` thirrje për këtë gjë. Beogradi zyrtar, i cili nuk është distancuar nga e kaluara, e aq më pak të kërkojë falje, i ka cilësuar si presione mbi Serbinë këto rezoluta, e njëkohësisht edhe pengesa për përmirësimin e raporteve në Ballkanin Perëndimor./KosovaPost/