Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se nuk sheh asgjë të keqe nga takimi i liderëve politik shqiptarë të Maqedonisë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Më tej tha se Shqipëria është partnere e Maqedonisë në NATO dhe nuk paraqet kërcënim të sigurisë për vendin.
“Ka kaluar koha kur duhej të shohim proceset politike ose ngjarjet, takimet që ndodhin në Tiranë si kërcënim të sigurisë për ne. Mos harroni. Republika e Shqipërisë është anëtare e NATO-s”, tha Pendarovski.
Presideni i Maqedonisë së Veriut theksoi se Republika e Shqipërisë bashkë me Maqedoninë nisi bisedimet për anëtarësim në BE.
“Republika e Shqipërisë është mik i yni. Nuk kam asnjë dyshim në qëllimet e kryeministrit shqiptar, që e njoh mirë, e njihni edhe ju. Nuk mendoj se atje krijohen skenare anti-maqedonase”, tha Pendarovski.