Policia dje ka arrestuar një grua në Prishtinë për pengim të procesit mësimor.
Siç njofton policia në raportin 24 orësh, ajo është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë – 03.09.2024 – 17:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta kishte penguar procesin mësimor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.