Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua në jug të Mitrovicës, pasi që dyshohet se ka penguar në kryerje të detyrës dy zyrtarë.
“Rasti ka ndodhur më datën 16.05.2024 në ora 11:30. Është arrestuar e dyshuara, pasi që e njëjta dyshohet se ka penguar në kryerje të detyrës dy ankuesit kosovarë.Me vendim të prokurorit e dyshuara pas inicimit të rastit është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.