Gara për Këpucën e Artë europiane vazhdon të jetë më e zjarrtë se kurrë, me Harry Kane dhe Kylian Mbappé që mbeten krah për krah në krye të renditjes.
Sulmuesi anglez i Bayernit dhe ‘ylli’ francez i Real Madridit udhëheqin me nga 44 pikë, falë 22 golave të shënuar secili në kampionatet respektive. Pas tyre ndodhet Erling Haaland, i treti me 40 pikë, duke e mbajtur ende të hapur garën për podiumin. Bie në sy fakti që në top-5 renditet ‘Pirati’ i Mallorca-s, Vedat Muriqi.
Në këtë renditje të përditësuar, vëmendja për Serie A shkon te Lautaro Martinez, i cili ka shënuar sërish dhe ka bërë një hap të rëndësishëm përpara. Kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit italian renditet aktualisht i 13-ti, me 13 gola dhe 26 pikë, duke hyrë fuqishëm në radarët e top-5.
Duhet kujtuar se sistemi i pikëzimit për Këpucën e Artë bazohet në numrin e golave të shënuar, të shumëzuar me koeficientin UEFA të kampionatit përkatës. Golat në ligat e renditura nga vendi i parë deri në të pestin (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani dhe Francë) vlejnë 2 pikë, ndërsa ato në kampionatet nga vendi i gjashtë deri në të njëzetedytin vlejnë 1.5 pikë. Të gjitha ligat e tjera kanë koeficient 1./ Top Channel
Top-5 aktuale e Këpucës së Artë:
Harry Kane (Bayern Munich) – 44 pikë;
Kylian Mbappé (Real Madrid) – 44 pikë;
Erling Haaland (Manchester City) – 40 pikë;
Igor Thiago (Brentford) – 32 pikë;
Vedat Muriqi (Mallorca) – 30 pikë.


























