Kryeministri Albin Kurti, ka folur para gazetarëve për mungesën e materialit për furnizim me pasaporta.
Kurti ka arsyetuar ministrin Sveçla, duke thënë se ministria është gjendur në një situatë të pazakonshme, për shkak të mungesës së materialit.
Por kjo situatë e pazakonshme sipas tij, nuk ka qenë e tillë edhe për shtetet e tjera të cilat po ashtu kanë pasur vështirësi të tilla.
“Ministria e Punëve të Brendshme për shkak të mungesës së materialit për pasaporta është gjendur në një situatë të pazakonshme, e cila nuk është e pa zakonshme në raport me shtet e tjera të cilët po ashtu kanë pasur vështirësi të tilla”, u shpreh i pari i Qeverisë.
Tutje Kurti ka shtuar se ministria “po bënë më të mirën” që ta kaloj sa më parë këtë problem.
“MPB-ja po bënë më të mirën e mundshme që sa më shpejt ta kaloj këtë problem”, shoti Kurti.
Tashmë shumë qytetar janë alarmuar, pas “shpërthimit” të lajmit, se s’kemi material, për prodhimin e pasaportave të reja, çka do të thotë se qytetarëve që iu skadon afati në pasaportë, nuk do të mund të nxjerrin të rejat. Kështu do të jetë, së paku deri… në një zgjidhje.