Trafiku Urban në Prishtinë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të pajisen me bileta përmes sms-ve, në mënyrë që të shmanget përdorimi i parave të gatshme, e veçanërisht i monedhës 2 euro e cila po qarkullon me të madhe false në Kosovë.
Në njoftim theksohet se duke pasur parasysh se kohët e fundit është rritur numri i monedhave të falsifikuara, punonjësit e Trafikut Urban në terren, përkatësisht konduktorët, po ballafaqohen me sfida shtesë me pranimin dhe kthimin e parave të imta gjatë inkasimeve të bileta.
























