Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez shpërbleu lojtarët e klubit për eliminimin e Atletico Madridit në fazën e 1/8-tës të Ligës së Kampionëve.
Real Madridi arriti të fitojë me penallti 4-2 ndaj rivalëve të Atleticos, pasi nga dy ndeshjet rezultati ishte i barabartë 2-2.
Ky triumf ka bërë që Los Blancos të kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me Arsenalin.
Megjithatë, kjo fitore ka lënë shije të mirë te klubi nga Santiago Bernabeu dhe i ka gëzuar të gjithë.tg.