Malet e Kamenicës janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.
Pamjet i ka publikuar fotografi i faunës, Arian Mavriqi.
Ai në Facebook ka shkruar se zjarri është aktiv, derisa zjarrfikësit po punojnë për ta lokalizuar.
“Sonte po vazhdojnë zjarret akoma gjithandej, dhe zjarrfikësit janë në vijën e parë të frontit. Njëkohësisht, kafshë të gjallë digjen nga këto zjarre. Është koha e fundit që shteti t’i gjej këta kriminele, dhe të ju jap dënimin që meritojnë”, ka shkruar ai.
Në javët e fundit në Kosovë, zjarre aktive ka pasur në Skenderaj, Zubin-Potok, Prishtinë e Deçan.
Dyshohet se zjarrvëniet po janë të qëllimshme./teve1.info/