Një zjarr ka shpërthyer sot në një hymje të një ndërtese në Ulpianë.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se zjarri është lokalizuar, teksa raportohet për dëme materiale, shkruan lajmi.net.
“Sot rreth orës 8:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të një objekti, në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë. Zjarri është lokalizuar, është raportuar vetëm për dëme materiale”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.


























