Sot rreth orës 12:00, është raportuar se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, një objekt (depo) është përfshirë nga zjarri.
Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.