Një zonë nga Veterniku në Emshir në Prishtinë është përfshirë nga zjarri të dielën.
Rastin e ka konfirmuar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.
Ai ka konfirmuar se zjarri është shuar rreth orës 14:40.
“Nga zjarri është përfshi zonë e madhe nga Veterniku në Emshir”, ka thënë Gashi.
Gashi ka deklaruar se nuk dihen shkaqet e këtij zjarri që ka kapluar këtë zonë të kryeqytetit, megjithatë e ka cilësuar si zjarr fushor.