Ka përfunduar “Marshi për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, i cili ishte organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.
Në këtë marsh morën pjesë me mijëra qytetarë anë e kënd Kosovës.
Organizatorët Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë falënderuar të gjithë qytetarët që në mënyrë masive i janë përgjigjur thirrjes për të marshuar për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre.
Marshi përfundoj pas fjalimit të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.
Krasniqi tha se sot “Marshojmë për Drejtësi” për t’u solidarizuar me çlirimtarët tanë, duke besuar fuqishëm se ata do të rikthehen fitimtarë.


























