Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Prishtinës dhe Dukagjinit.
Kjo përballje e nis javën e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 1:0 për kryeqytetasit.
Goli i vetëm erdhi në minutën e 20-të me një autogol të mbrojtësit të Dukagjinit, Ilir Sylës.
Dy ekipet patën rastet e tyre në vazhdim, por rezultati mbeti i pandryshuar.g.e.