Ka përfunduar takimi mes krerëve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani, kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe kryeministrit Albin Kurti, dhe ambasadorëve të shteteve të Quint-it në Kosovë, dhe ambasadorit të BE-së.
Bëhet e ditur se nuk do të ketë prononcime për media nga asnjëra palë.
Ndryshe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të diskutojë për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 16 prill.