Studiuesi i filozofisë, Sead Zimeri ka komentuar publikimet e audio-përgjimeve me protagoniste shefen e grupit parlamentar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, ku kjo e fundit është përfshirë në një bisedë telefonike me homologun e saj nga Lista Serbe, Igor Simiç, raporton Kosova Post.
Sipas ligjeruesit unversitar, komunikimet e tilla janë plotësosht legjtime, dhe praktikë e lejuar për çdo instancë pushteti politik.
Në kuadër të këtij argumenti, Zimeri thirret edhe në modusin që ShBA-të aplikonin karshi grupeve terroriste.
‘Amerika thoshte se nuk flet me terroristët ndërsa ishte në bisedime me ta gjatë gjithë kohës, thotë Zimeri në një postim në rrjetin social Facebook.
Tutje, Zimeri ka adersuar kritika ndaj mediave, të cilat sipas tij, po tentojonë ta shfrytëzojnë këte rast të përgjimeve për të damkosë kredibilititetin e qeverisë.
Ky është reagimi i plotë i studiuesit Zimeri:
Po, sigurisht që do të flasin – pse çfarë do bëjnë tjetër përderisa Lista Serbe është pjesëmarrëse në Kuvend. Çdo pushtet ka diskrecion në çështjet që janë të ndjeshme për publikun, madje mund të veprojë në kundërshtim të plotë me atë që thotë publikisht, për sa kohë që synimi është mbrojtja e interesave të shtetit. Amerika thoshte se nuk flet me terroristët ndërsa ishte në bisedime me ta gjatë gjithë kohës. Do të ishte absurde të pretendohej ndryshe për sa kohë që këto grupe kanë legjitimitet parlamentar apo edhe fuqi për të çrregulluar rendin juridik.
Mediat po bëjnë kaq shumë zhurmë për absolutisht asgjë. Kjo vetëm sa forcon vendosmërinë e qytetarëve për të mbështetur qeverinë edhe më shumë, sepse vetëm nëse suposzoni se qytetarët janë krejtësisht naivë, asnjë person i arsyeshëm nuk do t’i shohë këto gjëra si problematike. Nuk ka asgjë që të inkriminojë qeverinë se po bën diçka të paligjshme apo po dëmton interesat e shtetit. Kur të gjeni veprime të paligjshme apo diçka që dëmton interesat e shtetit, atëherë flasim! Kjo që shohim është vetëm zhurmë!


























