Policia e Kosovës ka arrestuar tre burra në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, pasi të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht, përcjell Kosova Post.
Njëri nga ta sipas policisë ka përdorur edhe armë.
Dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje.
“ARMËMBAJTJ EPA LEJE & PËRDORIM I ARMËS & LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Fsh. Gojbulë-Vushtrri 31.05.2024 – 09:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Njëri prej të dyshuarve kishte përdorur një armë pistoletë duke i a drejtuar njërit prej tyre. Gjatë bastisjes në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar pistoleta me një karikator pa fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, dy prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje dhe një i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.