Tri gra dhe tre burra janë sulmuar fizikisht nga tre burra të tjerë dhe një grua, në rrugën “Shaban Bajraktari” në Pejë.
Policia e Kosovës njofton se si pasojë e sulmit fizik lëndime të rënda trupore kanë pësuar të gjithë viktimat të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rr. Shaban Bajraktari, Pejë 03.01.2025 – 09:15. Raportohet se katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, kanë sulmuar fizikisht gjashtë viktimat tri femra dhe tre meshkuj kosovarë. Si pasojë e sulmit fizik lëndime të rënda trupore kanë pësuar të gjithë viktimat të cilët janë dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt. Kurse njëri nga të dyshuarit gjendet në kërkim. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.