Disa persona janë përleshur në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, ku është përdorur edhe një thikë, e si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa të dyshuarit janë të njohur për policinë.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 19:30 policia është njoftuar për një rrahje në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë. Gjatë përleshjes është përdorur mjeti mprehtë thikë, me që rast një person është ther me thikë dhe është dërguar për në spitalin rajonal, gjersa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Në vend të ngjarjes janë njësitë kompetente. Dy të dyshuarit janë të njohur për policinë”, tha Gashi.


























