Moti i keq dhe përmbytjet vijojnë prej ditësh në Brazil duke shkaktuar viktima dhe mijëra të evakuuar.
Mediat e huaja bëjnë me dije se gjatë dy muajve të fundit kanë humbur jetën 18 persona në Bahia në Brazilin verilindor, pas përmbytjes së 58 komunave dhe 35,000 njerëz të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Përveç 18 personave që humbën jetën, dy të tjerë mbeten të zhdukur, ndërsa 19,580 u zhvendosën dhe 16,001 u detyruan të kërkonin strehim, që do të thotë se rreth 35,000 janë zhvendosur nga përmbytjen.
Numri i të lënduarve në aksidente të ndryshme si pasojë e reshjeve të shumta që nga muaji nëntor ka shkuar në 286.
Situata u përkeqësua gjatë kësaj fundjave pasi përmbytjen po e vuajnë 58 komuna.