Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për shtyp ka prezantuar drejtorët që do të jenë për katër vitet e ardhshme.
“Pas një kohe të konsiderueshme të negociatave me partnerët tanë të koalicionit sot kam kënaqësinë të prezantojë ekipin tim të drejtorëve që kam përzgjedhur për transformimin e Prishtinës”, u shpreh Rama.
Rama theksoi se në ditët në vijim do ta prezantojmë drejtorin e Kulturës.
Të gjithë drejtorët e zgjedhur:
Alban Zogaj nënkryetar
Donjeta Sahatçiu nënkryetare
Arbër Sadiku drejtor i urbanizmit
Mimoza Sulejmani drejtoresh e planifikimit strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm
Krenar Xhaferi, drejtor i investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave
Besianë Musmurati, drejtoresh e Arsimit
Dorentinë Maloku drejtoresh e Pronës
Ilirik Musliu drejtor i Shërbimeve Publike
Granit Rugova drejtor i Sportit,
Donat Lushaku, drejtor i Kadastrës
Adelina Sahiti, drejtoresh e Mirëqenies Sociale,
Izet Sadiku drejtor i Shëndetësisë
Valbona Makolli, drejtoresh e Financave
Florian Dushi drejtor i Inspekcionit
Plator Gërdovci, drejtor i Zhvillimit Rural
Donika Qeta drejtoresh e Parqeve
Bersant Beka drejtor i Administratës.