Ministri i Brendshëm i Rusisë, Vladimir Kolokoltsev ka deklaruar se aktualisht ka një përpjekje për ta nxjerrë vendin e tij nga Interpoli.
“Me çfarë përballemi sot në bashkëpunimin e forcave të zbatimit të ligjit? Ka patur përpjekje për të përjashtuar Rusinë nga kuadri i bashkëpunimit ndërkombëtar policor, kufizime të ndryshme, fshehje të informacionit për kriminelë të kërkuar nga shtete të tjera dhe pezullim të pjesëmarrjes së vendit tonë në Task Force për Veprimin Financiar”, ka thënë ai gjatë një takimi me prokurorin e Përgjitshëm të Kinës, Ying Yong.
Më herët Rusia është larguar nga disa organizata të tjera ndërkombëtare të gjyqësorit, por Interpoli përfaqëson një hapësirë ku do të duhej që politika të mos ndërhynte deri në nivelin operacional.