Sot në një ceremoni solemne u bë përurimi i objektit të ri të Stacionit Policor në Komunën e Mamushës.
Të pranishëm ishin ministri i Zhvillimit Rajonal, Damka, drejtori i Përgjithshëm kolonel, Hoxha, kryetari i Komunës Krasniq, eprorë e zyrtarë të Policisë së Kosovës si dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, transmeton klankosova.tv.
Për përkushtimin profesionalizmin si dhe mbështetjen gjatë projektit, kolonel, Hoxha ndau mirënjohje për Kryetarin e Komunës Krasniq, Komandantin e Stacionit në Mamushë, Toger, Orqusha si mbikëqyrësen e projektit, Latifi.
Objekti i ri i Stacionit Policor është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve të Policisë së Kosovës, me qëllim të ofrimit të një sigurie dhe shërbimi sa më efikas në këtë rajon, në veçanti për banorët e Komunës së Mamushës.